E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Video · Bota

Kaos nga stuhia në Europë

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë disa vende në Europës veriore, ka shkaktuar vdekjen e 8 personave. Më e rëndë situata paraqitet në Holandë, ku është shënuar edhe numri më i madh i të vdekurve, si dhe ne Gjermani.

 

Në mesin e tyre janë edhe dy zjarrfikës, të cilët ndërruan jetë në përpjekje për të pastruar rrugët nga pemët e rrëzuara.

 

Reklamë

Stuhia e acarit me emrin “Friderike”, ka sjellë erëra të fuqishme e reshje të shumta dëbore. Mediat gjermane shkruajnë se shpejtësia e erërave arrin deri në 205 km për orë, dukë shkaktuar dëme në çatitë e ndërtesave, por edhe vështirësi në qarkullimin me automjete, trena dhe linjat ajrore. Disa shërbime njoftuan pezullimin.

 

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet, e sidomos udhëtimet e gjata në autostrada, pasi viktimat që kanë humbur jetën deri më tani, janë shënuar si pasojë e aksidenteve rrugore dhe rrëzimit të pemëve.

 

Shumë shkolla janë mbyllur, ndërsa rreth 65,000 shtëpi në Gjermani kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Erërat e forta kanë goditur edhe pjesë të Britanisë së Madhe, Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut, ndërsa tashmë po i drejtohet Polonisë.

Më shumë video

Reklamë