Situata në spitalin më të madh në qyetin e Gazës, Al Shifa vijon të mbetet kaotike ndërsa ky i fundit është kthyer fokus të luftmeve mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

 

Mjekët nga spitali thonë se ushtria izaelite lëshoi një urdhër evakuimi për spitalin herët këtë të shtunë ndërsa iu dha vetëm një orë kohë.

 

Rreth 450 pacentë raportohet të jenë zhvendosur ndërsa 120 të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda spitalit për shkak të pamundësisë për të lëvizur. Mjekët thonë se nën kërcënimin e armëve u detyruan të dalin për të lënë pas pacientët e tyre por forcat e ushtrisë mohojnë të kenë dhënë një urdhër të tillë.

 

Përmes një deklarate ushtria pretendoi në vend të kësaj se ajo iu përgjigj kërkesës së drejtorit të Spitalit Shifa për të lejuar strehim në objektin mjekësor dhe ata që dëshironin të evakuoheshin, të largoheshin përmes një rruge të sigurt.

Ushtria deklaron gjithashtu se është treguar e gatshme për të ndihmuar dhe lehtësuar transferimin e pacientëve në spitale të tjera.

 

Ndërkohë bombardimet nuk janë ndalur gjatë gjithë natës në jug të rripit të Gazës pasi veriu është vën nën kontroll nga ushtria.

 

26 persona raportohet të kenë vdekur nga një bombardim në një bllok banimi në qytetin jugor, Khan Younis.

 

Shkëmbime sulmesh ka patur edhe në veri të izraelit mes forcave të ushtrisë dhe grupit libanez Hezbollah. Izraeli goditi një fabikë alumini në jug të Liban, ndërsa forcat e Hezbollah u përgjigjën me 20 raketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *