E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kaos në sistemin e referimit, pacientët nuk i shpëtojnë sorollatjeve

Edhe pas nisjes se sistemit online te referimit, radhët dhe pritjet e pacienteve nuk kane marre fund.

 

Kjo ishte situata ne mesdite ne poliklinikën numër 2 te specialisteve ne Tirane. Paciente qe presin me ore per te kryer vizitën, kane përplasje oraresh me njeri tjetrin dhe me se shumti referimi i mjekeve te lagjes nuk është bere përmes sistemit elektronik.

 

Sipas sistemit online mjeket e familjes nuk mund te prenotojne me shume se 7 vizita brenda nje fashe orari.  Takimi me specialistin gjithmonë kryhet nje apo disa dite pas vizitës tek mjeku i lagjes.

 

Ndërsa per mjeket specialiste, kaosi është shkaktuar per shkak te fluksit te madh nga virozat, por dhe se mjeket e familjes nuk po aplikojnë te gjithë sistemin elektronik.

 

Sistemi elektronik i referimit po zbatohet fillimisht ne Tirane. Kjo nisme synon shmangien e sorollatjeve dhe radhëve te pacienteve, duke prenotuar online vizitën, mjekun dhe orarin e sakte, por ende nuk e ka arritur qëllimin e saj.

 

 

Më shumë video