Djemtë krenarë të ekstremit të djathtë dhe grupet e ekstremit të majtë në qytetin Portland, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë përplasur në një përballje kaotike.

Të pajisur me një sërë armësh të improvizuara duke filluar nga shkopinj dhe mburoja e deri tek armët e bojës, topuz dhe fishekzjarre, grupet rivale u përleshën mes tyre duke lënë pas shkatërrime të pronës dhe objekte në rrugë.

Dhjetëra persona janë arrestuar. Ekstremistët e djathtë kërkojnë që të majtët, ANTIFA, të shpallen organizatë terroriste.

Kjo e fundit mendohet se ka një epiqendër të fortë në Portland, pasi qyteti njihet si një ndër më liberalët në SHBA dhe që nga vdekja në duart e policisë së afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj, ka qenë e skenë e protestave të dhunshme.

Grupet e ekstremit të djathtë dhe kundër-protestuesit e krahut të majtë janë përplasur vazhdimisht në qendër të qytetit Portland vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *