E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kaos në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është kthyer në një arenë përplasjesh fizike të deputetëve opozitare me forcat e sigurisë, pasi opozita në Kosovë hodhi sërish gaz lotsjellës, duke bllokuar punimet e tij. Sigurimi i Kuvendit i largoi me force disa deputete, mes te cilëve dhe kreun e Vetëvendosjes Visar Ymeri. Të paktën tetë ligjvënës të partive opozitare janë arrestuar, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës. Këto ndalime dhe dhuna e ushtruar në kuvend ndaj deputeteve, detyruan kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, të dorëzojë mandatin e tij. Ndërkohë kreu i kuvendit Kadri Veseli duke komentuar ngjarjet ne kuvend, ku u përjashtuan dhe dhjetëra ligjvënës nga AAK, Nisma e Vetëvendosje, tha se kjo sjellje po dëmton shtetin e Kosovës. Me herët, jashtë sallës se kuvendit zhvillimet i komentoi dhe kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, i cili tha se opozita po përballet me regjimin Thaçi – Mustafa. Ndërkohe numri dy i qeverise Thaçi ftoi opozitën per qetësi, pasi seanca përfshin projektligje qe lidhen me liberalizimin e vizave.

“Edhe pse ka reagime të tilla dhe ne menduam që pas protestës paqësore do t’i kthehemi normalitetit edhe në Kuvend. Sot është një seancë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave dhe ne i ftojmë për qetësi dhe konformë kushtetutës”, tha ai.

Opozita kundërshton prej muajsh dy marrëveshje te qeverise dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

 

Reklamë

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë