Deputetët demokratë kanë ndezur tymuese në Kuvend, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare. Ata kanë bllokuar foltoren duke grumbulluar ulëset, si vijim i aksionit opozitar kundër mazhorancës.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi përjashtimin e deputetit, Saimir Korreshi, i cili ndezi tymuesen.
Opozita ka vijuar prej disa seancash bllokimin e punimeve të Kuvendit dhe ka deklaruar se nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga mazhoranca.