Ky është momenti kur qindra të moshuar u grumbulluan para qëndrës së vaksinimit në Prishtinë ku do të kryhet injektimi për grup moshën mbi 65-vjeç.

 

Radhët e gjata e qytetarëve sipas Ministrisë së Shëndëtësisë kane ndodhur si pasojë e ardhjes së qytetarëve nga komunat e tjera.

 

Por situata e krijuar, shkaktoi reagime të ashpra nga opozita, e cila akuzoi qevërinë se nuk e ka menaxhuar mirë procesin e vaksinimit.

 

ENVER HOXHAJ

KRYETAR  i  PDK-së

“Secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar dhe i dëshpëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë. Pamjet e sotme tregojnë më së miri mjerimin politik të qeverisë Kurti – një qeveri pa plan, pa prioritete dhe pa përgjegjësi. Ai nuk pasqyron fare premtimet e VV-së me të cilat i fitoi zgjedhjet, por as nevojat e sotshme të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kur lexohet ky program 4 vjeçar i Qeverisë Kurti, përshtypjen e parë që e fiton secili është se vendi nuk përballet me pandemi.”

 

Edhe ish-ministri i Shëndëtësisë, Armend Zemaj, i beri thirrje qevërisë të marrë situatën nën kontroll dhe të mos rrezikojë jetën e qytetarëve.

 

ARMEND ZEMAJ

ISH MINISTËR I SHËNDETESISË

“Dëshpërimi ynë për të mos vijuar punët e mira aty ku kanë mbetur kanë degraduar. Sot duke drejtuar prindërit tanë, nënat baballarët drejtë vdekjes. Sot nga papërgjegjësia totale qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Arben Vitia ka rrezikuar jetën e qytetarëve, kjo tregon se nuk e kanë prioritet shëndetin e qytetarëve.”

 

Në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të Planit Shtetëror të vaksinimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *