E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Kaos me transportin publik në Hong Kong

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Hong Kongut në një përpjekje për të paralizuar shërbimin e transportit publik para nisjes së një greve që do të mbahet pasditen e kësaj të hëne. Si pasojë e kaosit disa udhëtarë janë përleshur me aktivistët, të cilët u përpoqën të ndalonin trenat. Ndërsa në aeroport më shumë se 200 fluturime u anuluan.

 

Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam, në një konferencë për shtyp tha se këto sjellje të protestuesve po minojnë seriozisht ligjin dhe rendin dhe po e cojne vendin në prag të një situate shumë të rrezikshme.

 

Reklamë

Greva e përgjithshme e kësaj të hëne pason fundjavën e 9 radhazi të protestave kundër qeverisë në Hong Kong.

 

Të shtunën dhe të dielën policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës kundër protestuesve për të shpërndarë turmën e dhunshme. Deri më tani janë arrestuar 420 persona që kur protestat nisën në 9 qershor kundër projektligjit për ekstradimin ne Kine.

 

Edhe pse Carrie Lam njoftoi pezullimin e këtij e projektligjit protestuesit nuk u tërhoqën nga tubimet masive.

 

Aktivistet kanë bërë të qartë se tashmë ata kërkojnë dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut dhe lirimin e të arrestuarve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë