Situata me refugjatët në kurifin mes Turqisë dhe Greqisë është përshkallëzuar. Autoritetet greke njoftojnë se janë të paktën 14.000 refugjatë që kanë mbetur në vijën kufitare mes dy vendeve të cilëve nuk u lejohet të shkelin të tokën greke.

Nesër kryeministri  Kirjakos Micotakis dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pritet të vizitojnë kufirin greko-turk në Evros. Me anë të një postimi në Tëitter ai theksoi se “Kufijtë e Greqisë janë kufijtë e jashtëm të Evropës dhe se ne  do t’i mbrojmë ato”. Kryeministri i vendit fqinj u bëri thirrje edhe njëhërë refugjatëve të mos përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshmë në greqi pasi do të përballen me kthimin pas.

 

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Mitsotakis drejtoi një mbledhje të jashtëzakonshme ku shpalli dhe gjëndjen e jashtëzakonshme ku u vendos forcimi i mbrojtjes së kufinjve.

 

Agjensia Evropiane e Kufirit, Frontex, duke e vëzhguar nga afër situatën në kufirin grek dhe bullgar, e konsideron atë një alarm në nivelin maksimal.

Ndërsa zëvendës Presidenti i Bashkimit Evropian bëri thirrje për mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të brendshëm të BE-së.

 

Aktualisht situate në Evros paraqitet kritike. Të dielën më shumë se 5000 refugjatëve u ndalua hyrja në Greqi, ndërsa 60 të tjerë janë arrestuar. Por mediat greke shkruajnë se janë të paktën  120.000 njerëz që synojnë të hyjnë në tokën greke.

 

Shkak po bëhet edhe presioni nga autoritetet turke të cilat raportohen se kanë hedhur gaz lotjsellës ndaj forcave greke në momentin që emigrantët po përpiqeshin të arrinin në territorin grek.

Edhe policia greke është detyruar të përdorë gazin lotësjellës për të kthyer qindra emigrant të cilët hodhën gurë ndaj forcave blu.

 

Kriza e emigrantëve e 2015 duket se po përsëritet në kufinjtë e Greqisë pas vendimit të presidentit Turk Erdogan i cili u hapi dyert qindra mijëra azilkërkuesve të kalojnë në vendet Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *