Subscribe

Në Shqipëri janë dhënë rreth 1000 leje koncesionare, në shfrytëzimin e pasurive publike, siç janë në miniera, energji si dhe në hidrokarbure. Por sot, bizneset që kanë përfituar këto leje, mbajnë epitetin “tregtarët e letrave”, pasi kanë plotësuar vetëm dosjen për të marrë lejen, ndërsa projektet nuk i konkretizojnë, duke mbajtur peng shfrytëzimin e pasurisë publike.

 

Nëse do t’i referohemi shifrave në ndërtimin e hidrocentraleve, ndër vite janë dhënë leje për ndërtimin e 525 HEC-eve. Por sot, vetëm 170 prej tyre janë në gjendje pune. Shifra e lejeve të dhëna në sektorin minerar është edhe më e lartë, plot 764 të tilla, por ministria është detyruar të revokojë qindra prej tyre, për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve. Situata mbetet shqetësuese, pasi ministria thotë se shteti i ka duart e lidhura. Lejet koncesionare në energji dhe industri paten një bum para viteve 2013. Fakti që shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim, ka ngritur dyshimet se janë marrë për qëllime përfitimi, që më pas të shiten. Nga ana tjetër edhe shtrëngimi i kreditimit, ka bërë që shumë prej tyre të mos kenë mundësi financimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *