Subscribe

Banoret e Tiranës janë dëshmitarë te ndryshimeve ne kryeqytet por dhe eksperimenteve te vazhdueshme.

 

Mjafton te kthehemi disa vite pas dhe konstatojmë si tjetërsohen projektet.

 

Kështu nëse kohe me pare prioritet ishin korsite e dedikuara për autobusët, sot ne vend te tyre janë rrugët e biçikletave.

 

Kohët e fundit mund te shohësh ne lagje ose ne qytet se trotuari, rruga dytësore, segmenti për makinat nuk e kane me funksionin qe kishin.

 

Projekti i mëparshëm është rrezuar brenda natës, e ne mëngjes përballesh me fadromat.

 

Por a ka studime afatgjata për investimet qe kryhen ne Tirane?

 

Katër vitet e fundit Tirana ka ndryshuar nga qendra ne periferi. Por ky zhvillim, ne disa raste, me shume se fshirja e gjurmëve te drejtuesve te mëparshëm është menaxhim jo i mirë i taksave te qytetareve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *