Të gjithë, në një moment të dhënë, heqin maskat e tyre. Të gjithë heqin dorë nga komedia sociale. Këtë sjell në shqip edhe Sandro Veronesi, përmes romanit “Kaos i qetë”. “Kaos i qetë” është historia e Pietro Paladini, një dyzetvjeçari që sapo ka humbur bashkëshorten Larën. Qëndron i heshtur në makinë, ndërsa jashtë cikloni ulëret. Pranë shkollës së vajzës së tij në Milano, pret të vuajë teksa kujton vëllain që tymos opium, kunatën që zhvishet mes një krize nervash dhe kolegët e tij në vështirësi financiare. Gjithsesi, atij i mbetet të shpëtojë të bijën nga ky kaos. I përcjellë në shqip nga Roza Ruçi dhe nga Toena, Veronesi ju fton në një botë ndërthuren realja dhe provokuesja e nënvetëdijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *