E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kaos e dhunë në Barcelonë pas dënimit të ish udhëheqësve të Katalonjës ( FOTO)

Mijëra protestues kanë bllokuar rrugët e Barcelonës në ditën e dytë të protestave të dhunshme që përfshinë vendin pas dënimit me burg të ish udhëheqësve të Katalonjës nga Gjykata Supreme e Spanjës.

Protestuesit janë përleshur mje policinë, në shenjë kundërshtimi kundër dënimit të 9 liderëve Katalanas.

Por protesta u përshkallëzua ashpër mbrëmjen e së martës kur disa demonstrues u përpoqen të sulmojnë zyrat qeveritare.  Ata madje hodhën gurë drejt uniformave të policisë, ndërsa I vendosën zjarrin disa koshave të mbeturinave.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat edhe në ditët në vijim, ndërsa dhjetra prej tyre janë arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj policisë.

Reklamë

Ndërkohë autoritetet spanjolle po hetojnë për të gjetur organizatorin e protestave që po trondisin Barcelonën. Deri më tani, protestuesit thonë për mediat se organizatori është një Ëeb Faqe në rrjet e quajtur “Tsunami Demokratik”, por pa dhënë emra konkret.

Protestat në Barcelonë vijnë pas dënimit me mbi 100 vite burg në total për të 9 liderët Katalanas, nën akuzat për organizimin e një referendum të paligjshëm për shpalljen e pavarësisë së rajonit gjysmë autonom në vitin 2017.

 

Presidenti I Katalonjës, Carles Puigdemont, njeriu i cili inicioi tentativën për pavarësi të Katalonjës, ndërkohë ndodhet në Beligjikë ku ka kërkuar azil politik.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë