Subscribe

Nisja e seancës së sotme plenare u shoqërua me debate të shumta dhe tension mes mazhorancës dhe opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë për projektin e portit te Durrësit, duke e cilësuar një megaaferë korruptive.

 

SALI BERISHA 

KRYTEAR I PD

 

një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, portin e Durrësit. Me këtë megaaferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve. Një arab kërkon të zbatojë planin.

 

Berisha kërkoi që marrëveshja të debatohej pa kufizime kohore në Parlament. Por kërkesa e liderit demokrat u refuzua nga kryetarja e Kuvendi dhe kjo solli debate në sallë.

 

Berisha së bashku me deputetët e tij zaptuan foltoren duke akuzuar kryetaren e Kuvendit se nuk po vepron sipas rregullores.

 

Në mungesë të fjalës, deputetet e opozitës zgjodhën të komunikojnë përmes rrjeteve sociale.

 

Si pasojë e tensioneve në sallë, seanca u ndërpre për disa minuta.

 

Por edhe pse Berisha liroi foltoren, debatet nuk u shmangën. Lideri demokrat akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se bashkëpunon me bandat dhe se duhet të përjashtohet nga kuvendi.

 

Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori.

 

Për shkak të situatës së krijuar, mazhoranca u tërhoq dhe mblodhi konferencën e kryetarëve për të rishikuar edhe njëherë kohën e deputetëve të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *