Pesë persona , tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia këtë të premte në mengjes në Itali si të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri ,  në 18 gusht të 2022 në këtë vend.

 

Operacioni u krye nga karabinierët e komandës provinciale të Pizës në sinergji me policinë e shtetit shqiptar. Gjyqtari hetues i gjykatës së Pizës, me kërkesë të prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për pesë të arrestuarit.

 

Ata akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje armësh dhe trafik targash. Ne mesin e te prangosurve si pasoje e bashkepunimit te autoriteteve italiane dhe shqiptare eshte edhe Shkelzen Keçi, qe dyshohet se eshte porositesi i vrasjes se Elson Kalavarit, pasi ky i fundit i kishte vrare vellain vite me pare pas nje sherri ne nje klub nate ne Shqiperi.

 

Bazuar në atë që u shpjegua nga Karabinierët, ben te ditur, La Nazione, ajo që ndodhi në Sasso Pisano të Italisë verën e vitit të kaluar ka qënë një “vrasje e dhunshme” e paramenduar nga një prej të dyshuarve, me kombësi shqiptare, i cili, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij “punësoi” fizikisht një grup vrasësish me pagesë me kombësi italiane në zonën e Campania me qëllim vrasjen e Elsen Kalaverit.

 

36-vjecari u zu në kurth pasi u pre në besë nga një tjetër bashkëatdhetar i tij shqiptar që e therriti në një pyll të vogël në Castelnuovo Val di Cecina, aty ku edhe u gjet I vdekur brenda në mjet.

 

Viktima ishte qëlluar me 15 plumba.

 

Në vitin 2014 Elson Kalavari vrau fqinjin e tij në Thumanë të Krujës, Gentian Keci, mirëpo ai u justifikua duke e quajtur vetembrojtje.

 

8 vjet më vonë, thone mediat italiane, hakmarrja në Itali ndaj tij. E nisur pikërisht nga logjika e hakmarrjes, operacioni u konsiderua “Kanun” nga policia italiane./ La Nazione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *