Një 42-vjeçar i cili kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë është arrestuar nga policia.
Vizion Plus mëson se në pranga ka rënë shtetasi Ardit Balla. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin Balla kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.
Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.
42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”./vizionplus.tv





