Kronikë
Kanosi pronarin e lokalit në Pogradec, arrestohet agresori

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Pogradecit, pasi dëmtoi me sende të forta xhamat e një lokali, si dhe kanosi pronarin e biznesit në fjalë.
I arrestuari që identifikohet me iniciale L.M, pas ndalimit nga uniformat blu, u konstatua që ishte në gjendje të dehur. Për të mos e kallëzuar pranë organeve të rendit, agresori kanosi edhe 46-vjeçarin me iniciale A. B., pronarin e loaklit, dhe më pas largua me motorin e tij tip “Dayang”.
Reklamë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




