Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e kanosjes.

 

40 vjeçari i arrestuar është me inicialet N. K., banues në Tiranë ndërsa rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penal.

 

Ky shtetas, sipas policisë, dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40 vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë, shtatë fishekë zhurmues dhe një radio si ato të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *