E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kanosi me armë zjarri e dhunoi bashkëshorten, pranga 29 vjeçarit

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë një 29 vjeçar i cili po kanoste me armë zjarri bashkëshorten e tij.

 

29 vjeçari i arrestuar është me inicialet Z. Ç., banues në fshatin Rragam/Shkodër.

 

Ky shtetas sipas policisë, po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesën e tij në fshatin Rragam bashkëshorten e tij. Në momentin që efektivët janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë shkuar në banesën e 29 vjeçarit ai ka lënë armën e zjarrit dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov ndërsa 29 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vazhdo të lexosh