Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

 

Shtetasi i arrestuar është Kol Pisha banues në Theth, Shkodër.

 

Policia ka bërë me dije se arrestimi I shtetasit Kol Pisha erdhi si rezultat I një telefonate të marrë në sallën operative ku u raportua për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë.

 

Gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit polica gjeti dhe 2 armë zjarri, të tipit pushkë, dhe municion luftarak.

 

Ndërkohë po në Theth, polica pas informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim dhe një 22 vjeçar.

 

Shtetasi D.Z., banues në fshatin Theth sipas policisë qarkullonte me armë zjarri.

 

Sipas policisë, 22 vjeçari porsa ka parë që ndiqej nga forcat blu ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësiren ka mundur të largohet.

 

Arma e zjarrit e tipit kallashnikov është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *