E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kanosi me armë 35 vjeçarin, arrestohet i riu

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlrës pasi kanosi me armë një person gjatë një konflikti për motive të dobëta.

 

I riu I arrestuar është me inicialet G.B, banues në Vlorë.

 

Reklamë

Ai u arrestua pas një njoftimi të marrë nga një 35 vjeçar, se gjatë një konflikti me 19 vjeçarin ishte kanosur nga ana e tij me armë zjarri.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit  të riut i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

 

19 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë