Policia e Matit ka vënë në pranga një 21 vjeçar me banim në Elbasan.

 

Sipas policisë, 21 vjeçari me iniciale Rr.Ç përmes kanosjes I ka marrë një shumë parash 20 vjeçarit me iniciale K.S.

 

Mat / E kanosi dhe i mori me anë të shtrëngimit një shumë parash, një 20-vjeçari, vihet në pranga autori i dyshuar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *