E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kanosi babain me armë, pranga 39-vjeçarit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, me akuzën se ka kanosur me armë zjarri automatik babain e tij.

 

I ndaluari është Fatbardh Muçka, i cili kishte kanosur me armë zjarri automatik, model 56, të atin e tij 71-vjeçar, S. Muçka.

 

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë