E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Kanë 7 vjet që ndodhen të bllokuar në kampet e Sirisë”/ Gjyshërit presin 5 nipër dhe mbesa

Pas kthimit në atdhe të katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi Al-Hawl në Siri, shpresa se do të riatdhesohen dhe persona të tjerë është rritur së tepërmi tek ato familje, pjestarët e të cilave prej vitesh ndodhen të bllokuar në zonat e luftës.

Asije dhe Dylber Shuli, nga fshati Zagorçan në Pogradec prej 7 vitesh po përpiqen që të kthejnë në shtëpi pesë nipërit e mbesat e tyre. Mes lotësh, dy të moshuarit rrëfejnë se më e madhja prej tyre është 17 vjeç dhe është e martuar në kamp.

Reklamë

E shqetësuar mbi fatin e nipërve e mbesave, Asija tregon se prej tre ditësh ka humbur kontaktin dhe nuk po mundet dot që të lidhet me ta.

Me shpresën se një ditë do i bashkohen familjes, dy të moshuarit apelojnë institucionet shtetërore që të vazhdojnë punën për kthimin e të gjithë fëmijëve të bllokuar në kampin sirian.

Sipas burimeve, në kampin Al-Haël ndodhen 20 gra e fëmijë vetëm nga bashkia e Pogradecit.

 

Më shumë video

Reklamë