E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidon për kryetar të PD/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Ibsen Elezi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë pjesë në garën e 22 majit për kreun e ri të PD.

 

Reklamë

Në një dalje për mediat, Elezi ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë.

 

Elezi në një deklaratë për mediat, ka kërkuar largimin nga komisioni për numërimin e votave të deputetes Albana Vokshi si dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdon. Ai kishte tre kërkesa për Komisionin që menaxhon garën në Partinë Demokratike:

 

Elezi ka hedhur akuza të forta duke thënë se Vokshi dhe Bozdo janë të implikuar në vjedhjen e votave në zgjedhjet e 13 Qershorit.

 

Largimin e Albana Vokshit dhe Enno Bozdo, si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave. Më 13 qershor dhe 17 korrikut 2021.
Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me 14 ditë, për shkak të pamjaftueshmërisë me 10 ditë. Duhen të paktën 7 takime në ditë.
Takime të përbashkëta para anëtarësisë. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë