Subscribe

Dënimi me kusht i Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj – Bujupit në shtator të vitit 2018 nga Gjykata e Apelit nuk do t’i privojë nga e drejta e kandidimit për deputetë këta të fundit.Pak minuta pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili shkarkon Qeverinë Hoti dhe i paraprinë shpalljes së zgjedhjeve parlamentare për shkak të pavlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi me të cilin u votua kjo Qeveri, u ngritën dilema nëse dënimi për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës nga ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të bëhet pengesë që këta të dënuar të kandidojnë për zgjedhje.

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, janë përplasur lidhur me këtë çështje kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi dhe politogu Adri Nurellari.

Bojken Abazi: Unë e kam tq qartë që juve mund t’ju qajë zemra apo xhepi për këto zgjedhjet e radhës dhe sigurisht keni marrë përsipër të bëni dhe njëfarë fushate në televizionet e Shqipërisë për të treguar se pse nuk i lejohet Albin Kurtit të kandidojë.

Adri Nurellari: E vendos Gjykata Kushtetuese këtë punë, s’e vendos unë.

Boiken Abazi: Ka edhe njerëz nga Partia Demokratike në Kosovë që kanë dalë dhe sqaruar publikisht se nuk ka gjë që mund ta ndali kandidimin e z.Kurti.

Adri Nurellari: Në të kaluarën, z.Kurti e ka treguar mungesën e respektit për Gjykatën Kushtetuese. Ka treguar historikisht një mungesë respekti për sundimin e ligjit edhe për Gjykatën Kushtetuese. E ka poshtëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *