E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Kandidatja socialiste: Fitorja e PS, shumë e qartë

Kandidatja për deputete e PS, Bora Muzhaqi deklaroi nga selia rozë se fitorja e socialistëve në këto zgjedhje është e dukshme.

 

Ajo u bëri thirrje numëruesve që të lexojnë çdo votë, për të respektuar vullnetin e popullit.

 

“Qytetarët meritojnë të mësojnë një orë e më parë rezultatin. Jemi dy platforma dhe vizione të ndryshme. Partitë kanë detyrën t’u shërbejnë qytetarëve për nxjerrjen e rezultanteve. Pa humbur asnjë minutë. Shqipëria ka fituar. Një festë demokratike që nuk duhet prishur. Në emër të PS dhe Edi Ramës dua të falënderoj vëzhguesit dhe numëruesit dhe u kërkoj të vazhdojnë të numërojnë deri në fund çdo votë me respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shumë e qartë, por fitorja e Shqipërisë duhet të vuloset në angazhim të përbashkët me PD”, deklaroi Bora Muzhaqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë