Subscribe

Parlamenti europian do të votojë sot kandidaturën e Këshillit për postin e Presidentit të Komisionit Europian.

Në fjalën e saj dëgjimore në parlament, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen duke iu përgjigjur interesimit të socialdemokratëve skeptikë premtoi se do të angazhohet maksimalisht në perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

URSULA VON DER LEYEN

KANDIDATE PER PRESIDENCEN E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Ne kemi nevojë për një fillim të ri. Mendoj se duhet t’i drejtohemi më seriozisht Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst do të përkushtohem tërësisht për hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo e fundit, është një “shembull i shkëlqyer” i progresit pozitiv.”

 

Ursula fon der Lajen do të zëvendësojë Jean Claude Juncker nëse arrin të bindë socialdemokratët europianë pasi ajo është e varur pjesërisht prej votave të tyre, nё mёnyrё qё tё arrijё shumicёn absolute tё kёrkuar.

Tё gjelbёrit dhe tё majtёt javёn e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes.

Politikania kristiandemokrate, një ditë më parë, publikoi nё twitter vendimin e saj për të hequr dorë nga posti i ministres pavarësisht vendimit të sotëm të parlamentit.

Fon der Lajen ka prezantuar një strategji të re për vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё.

Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo synon njё mekanizёm të ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *