Subscribe

Fshatrat Pollozhan dhe Sohodoll ishin ndalesa e radhës për kandidatin e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharrem Rama. Teksa prezantoi programin, ai kërkoi votën e tyre në 11 Shtator. Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u tha dibranëve se nuk duhet të gabojnë në zgjedhjen e tyre. I pranishëm në këtë takim ishte edhe koordinatori socialist për Qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri. Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit Gjiknuri, tha se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *