Kandidati i PD zyrtare për Bashkinë Korçë, Gjergji Gjata ka njoftuar tërheqjen nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Së bashku me të janë tërhequr dhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

 

 

Në një reagim, Gjata shpjegon arsyet e këtij vendimi në ‘minutë të fundit’, duke sqaruar se shkak është bërë mungesa e proçedurave vendimmarrëse në PD. Ai shprehet se është shkelur dinjiteti i të gjithë kandidatëve dhe janë cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

 

 

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSH, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSH lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale”, sqaron Gjata.

 

 

Nga ana tjetër, kreu i komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj dorëzoi këtë të martë listat e kandidatëve për krerët e Bashkive si dhe të këshillave bashkiakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *