E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidati i PD denoncon: Xhepistët e Erion Braçes po japin lekë në këmbim të votës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e Fierit, Saimir Korreshi denoncon se përfaqësues të PS-së po shpërndajnë lekë në këmbim të votës në Gradishtë.

Pas votimit në Lushnje, Korreshi iu drejtua me një apel Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që të shkojnë e të shohin se çfarë bëhet në një nga qendrat e votimit në Gradishtë.

“I bëj ftesë të gjithëve që të dalin të votojnë masivisht. Duhet votuar. Duhet të denoncoj një fakt  tragjik që po ndodh në një nga qendrat elektorale në Gradishtë, ku xhepistët e Erion Braçes po shpërndajnë lekë ngjitur me qendrën e votimit, bashkë me listat përkatse. Çunat janë aty. I bëjë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që të ushtrojnë detyrën funksionale. Të shkojnë dhe t’i arrestojnë në flagrancë. Janë aty.”

Vazhdo të lexosh