E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kandidati i opozitës i fiton presidencialet në Argjentinë

Kandidati i opozitës në Argjentinë, Alberto Fernandez, i fitoi zgjedhjet presidenciale me më shumë se 47 për qind të votave.

 

Reklamë

Fernandez, nga qendra e majtë, e mundi presidentin aktual, konservatorin Mauricio Macri. Zgjedhjet e së dielës u mbajtën në kohën e një krize ekonomike që ka zhytur një të tretën e popullsisë së Argjentinës në varfëri.

 

Fernandez u tha mbështetësve se do të bashkëpunojë me presidentin që po largohet “kudo që mundet”. Macri, kur ka marrë detyrën, ka premtuar “zero varfëri”, por gjërat në fakt janë përkeqësuar gjatë udhëheqjes së të tij katërvjeçare.

 

Mbështetësit e tij thonë se ai ka trashëguar një ekonomi të dobët kur ka ardhur në pushtet dhe se i duhej më shumë kohë për ta zgjidhur.

 

Alberto Fernandez do ta marrë udhëheqjen e presidencës nga 10 dhjetori./Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë