Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Dibrën në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me programin dhe pritshmëritë e tij nga zgjedhjet e 14 majit.

 

Një garë që mund të quhet e fortë ajo për Peshkopinë, pasi ka tre kandidatë, ju, PD zyrtare dhe PS, si po zhvillohet gara deri tani?

 

“Gara në Dibër zhvillohet mes opozitës dhe Rilindjes, pasi PS në Dibër qeveriset prej 8 vitesh nëpërmjet 6 kryetarë bashkie, duke eksperimentuar. Aktualisht, në fushatën mes garës time elektorale me kampin e Rilindjes kemi një ndryshim. Ata kanë zgjedhur të vijojnë fushatën e mbjelljes së pemëve në fshatra, ndërkohë që Dibra nuk vuan për pemtari, por në 8 vite qeverisje kanëmbjellur varfërim, shpopullim, vrasjen e shpresës dhe e kanë bërë atë vend të pabanueshëm”, tha ai.

 

Dibra përmendet shpesh për ritmin e lartë të shpopullimit edhe çfarë iu premtoni qytetarëve lidhur me këtë problem social?

 

“Kemi një platformë që është formuluar e tillë, me një logo, që bashkia do të kthehet nga e kryetarit tek e qytetarit. Në prioritetet e mia si kandidat i opozitës për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe PD, kemi ofruar një model ndryshe. Kemi ofruar një model që përfshin decentralizimin e pushtetit lokal e konkretisht kompetencave të kryetarit të bashkisë, duke iu kaluar këto kompetenca njësive administrative me qëllim që ato të ushtrojnë funksionet e tyre për nevojat dhe shërbimet bazike të gjithë njësive administrative. Nga ana tjetër për t’i paraprirë sfidës së largimit të të rinjve nga qyteti i Peshkopisë kemi disa prioritete dhe janë sfida për të cilat unë jam angazhuar dhe publikisht. Bëhet fjalë për integrimin e rinisë, kam ftuar publikisht që çdo i ri që ka mbaruar arsimin e lartë të bëhet pjesë e ndryshimit dhe në datën 15 Maj të paraqiten në bashki, nëse unë do të jem i votëbesuar si kryetar, për të filluar punë në administratën publike dhe në institucionet në varësinë e saj. Një prioritet tjetër për të ndaluar largimin e të rinjve është edhe mbështetja financiare”, theksoi Uka.

 

 

A është pjesë e fushatës elektorale hidrocentrali i Skavicës? Çfarë mendojnë qytetarët dhe ju çfarë iu premtoni?

 

“PD ka mbajt një qendrim lidhur me këtë HEC dhe unë si përfaqësues i tyre mbaj të njëjtin qëndrim, pasi ky projekt është mafioz me përfitime jo elektorale, por ekonomike. Ky projekt e shpopullon tërësisht Dibrën, Dibra nuk ekziston më pas datës 14 maj nëse do të votojnë sërish Rilindjen, pasi zhduken 33 fshatra dhe 16 mijë ha tokë dhe një histori 3 mijë vjeçare”, tha ai duke bërë thirrje që qytetarët të votojnë kandidaturën e tij për të evituar shpopullimin e kësaj zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *