Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka u shpreh në “Quo Vadis” se rivali i tij, Luan Hoti, i cili do të garojë më 6 mars nën siglën e PD, është tërhequr nga Basha në një rrugë pa krye.

 

“E njoh si një djalë durrësak që ka humbur rrugën, është duke udhëtuar në errësirë. Uroj që para 6 marsit të gjejë dritën, të gjejë mundësinë që t’i bashkohet kërkesës së qytetarëve për ndryshim.”

 

Por, a e sheh Muka si mundësi bashkëpunimin me Hotin?

 

“Në konceptin tim, kryetari i bashkisë është shërbëtori numër një i qytetarëve, jo pazarxhiu numër një. Në procesin e primareve, Hoti ishte i thirrur, sepse nga anëtarësia u propozua edhe emri i tij, nuk mori pjesë. Do të ishte momenti më i mirë që anëtarësia të shprehej me votë. Primaret do të shtrihen edhe në zgjedhjet që shumë shpejt Bashkia e Durrësit do të bëjë. Hoti e kishte mundësinë që të bënte hapin e madh, dhe realisht nëse do të kishte fituar, demokratët do ta kishin ndjekur në projektin e tij. Ai është tërhequr nga deputeti Basha në një rrugë pa krye. Unë jam 100 për qind i bindur që fitorja do t’i takojë ‘Shtëpisë së Lirisë’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *