E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidatët për prokuror shpalosin platformat

Prej 4 orësh komisioni i ligjeve po zhvillon seancën dëgjimore me kandidatet për postin e prokurorit te përkohshëm. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e bojkotuan mbledhjen pasi janë kundër zgjedhjes se një prokurori te përkohshëm.

 

Deputetet socialiste kane dëgjuar deri ne këto momente 4 prej kandidateve: Arqile Kocan, Arta Markun, Artur Selmanin dhe Besnik Mucin. Mbeten ende për t’u pyetur nga Komisioni i Ligjeve edhe 3 kandidate: Ferdinand Elezi, Granit Shahu dhe Ermira Tafani.

 

Pas seancës dëgjimore Komisioni i Ligjeve do te vlerësojë nëse kandidatet i përmbushin apo jo kriteret dhe me pas emrat do ti çohen Parlamentit për votim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë