Subscribe

Te mërkurën, Komisioni i Ligjeve do te nise punën per votimin e 5 anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor e 5 te Këshillit te Larte te Prokurorisë.

 

Hapi i pare qe hedh parlamenti ne ketë proces është ngritja e nenkomisionit qe do te hartoje listën me kandidaturat finale qe i çohen parlamentit per votim. Ende nuk dihen 3 anëtaret socialiste te tij, por pritet qe PD te ketë nje anëtar, Oerd Bylykbashin e LSI Nasip Nacon.

 

Opozita e ka marre vendimin qe te jete pjese e nenkomisionit ndërkohe qe ende nuk ka nje vendim, nëse do te marre pjese apo jo ne votimin e kandidaturave.

 

Burime pranë PD sqarojnë se procesi i skanimit te kandidateve ka pasur parregullsi, duke filluar nga 3 kandidatet qe ndërkombëtaret i kane skualifikuar, por sekretari i përgjithshëm i ka vlerësuar se plotësojnë kriteret: Gent Ibrahimi, Alfred Balla dhe Andi Muratej.

 

Një tjetër shqetësim i PD është se ONM i ka vlerësuar nje pjese te kandidateve te nivelit mesatar ne nje kohe qe ata duhet te kenë nivel te larte profesional, sipas parashikimeve kushtetuese.

 

Por çfarëdo vendimi qe te marre opozita, kushtetuta ka parashikuar mekanizma zhbllokimi dhe këto institucione mund te ngrihen edhe vetëm me votat e mazhorances.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *