E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kandidatët ‘ngecën’ në vetting, rihapet gara për KLP

Prokuroria e Përgjithshme ka rihapur sërish garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi vetëm një kandidat ka arritur ti shpëtojë sitës së vettingut.

 

Përmes një njoftimi të shpërndarë në  faqen zyrtare të Prokurorisë, theksohet se thirrja për aplikim vjen “Pas informacionit te ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Nr. 6250 Prot., dat5 20.09.2018, per ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listës prioritare, kandidatë per Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton se, nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve, vetëm 1 (një) prokuror ështe konfirmuar në detyrë”.

 

Ndërkohë në KLP do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtaë nga Prokurorite e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë