Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e hapur të PS-së në zgjedhjet e 11 majit, ku janë edhe Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, dy kryetarët e komisioneve të posaçme të Dezinformimit dhe Anti-korrupsionit.
Rama tha se në listën e hapur janë ata që kanë mundësitë dhe votat të futen në Parlament, ndërsa tek lista e mbyllur vendosën emrat që nuk shkonin dot në Parlament.
Rama: PS nuk mund të jetë partia e atyre që janë brenda, PS duhet të jetë partia edhe e atyre që janë saj. PS nuk është qëllim, por mjet. Ata që janë brenda dhe kanë kontroll mbi këtë mjet, nuk mund ta përdorin PS-në si mjet për të penguar të tjerët. Me sistemin që kemi në listat e mbyllura kemi futur njerëz që nuk do futeshin dot në Kuvend, në listat e hapura kemi futur njerëz që kanë njohjet, njerëzit që të marrin votat e tyre.
/vizionplus.tv





