Subscribe

Kanceri ne Shqipëri po kthehet ne epidemi. 6 mije raste te reja diagnostikohen çdo vit me kete sëmundje. Sipas mjekeve, kanceri me i shpeshte dhe me vdekshmërinë me te larte është ai i mushkërive. 700 persona konstatohen çdo vit me tumor te pulmoneve ku humbjet e jetës jane afërsisht sa edhe rastet.

 

Pas nje studimi te kryer specialistet e shëndetit publik thonë se dy shkaktaret kryesore te shtimit te rasteve janë ndotja e ajrit dhe duhanpirja.

 

Ne prag te muajit nëntor i cili i eshte kushtuar ndërgjegjësimit per kancerin e mushkërive mjeket bëjnë apel per diagnostikim te hershem. Referuar studimeve ne vend, numrin me te madh te pacienteve me kancer te pulmonit e zëne ata nga Elbasani, Fieri e me pas Tirana, qytete ku ndotja e ajrit per shkak edhe te industrive te renda është e larte.

 

Ndërsa me uljen e moshes se duhanpirësve, kanceri i mushkërive po shfaqet edhe tek moshat e reja tek te dy gjinitë.

 

Kolla e vazhdueshme per me shume se nje muaj është shenja e pare qe duhet t’u alarmoje per t’iu drejtuar mjekut. Kanceri i mushkërive është me i shpejte tek meshkujt, ndërsa tek femrat me i përhapur është ai i gjirit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *