Kanceri i gjirit prek dhe meshkujt
Po rritet frikshëm numri i te prekurve nga kanceri i gjirit. 500 raste diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje.
Por onkologët vitet e fundit po përballen edhe me paciente te moshave te reja.
Mjekja Elvisa Kozma tregon se është rritur numri i vajzave mbi 25 vjeç me kancer gjiri, ndërsa ka ende probleme me diagnostikimin e hershem.
Një pjese e konsiderueshme e grave te prekura i drejtohen mjekut ne fazat e avancuara te sëmundjes.
25% e pacienteve humbin jetën nga kjo sëmundje.
Por sëmundja nuk prek vetëm femrat. 3 meshkuj vetëm këtë vit, po trajtohen ne spitalin onkologjik ne QSUT me kancer ne gji.
Mjeket tregojnë se kjo sëmundje prek te dyja gjinitë por raporti tek meshkujt është me i ulet, ndërsa rreziku nga sëmundja i njëjtë.
Ne muajin e kancerit te gjirit mjeket apelojnë për diagnostikim te hershem.
Vajzat mbi 20 vjeç një here ne vit duhet te kryejnë ekon e gjirit, ndërsa për moshat mbi 40 vjeç, mamografia duhet te behet 1 here ne dy vjet.
Sëmundja e kancerit te gjirit po haset me shume ne zonat urbane. Mjeket e thonë se faktorët kryesore te kësaj sëmundje janë historitë familjare, ndryshimi i stilit te jetës, stresi dhe mënyra e ushqyerjes.




