Subscribe

Ne prag te samitit te NATO-s ne Varshave ku merr pjese edhe Shqiperia, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dale ne mbështetje te vendimit te aleancës per te shtuar forcat ne lindje te Europes përballë rrezikut nga Rusia. Sipas saj, veprimet e Moskes ne Ukraine kane shqetesuar vendet anëtare, duke lëkundur besimin e tyre.

Angela Merkel: Veprimet e Rusisë ne Ukraine i shqetësuan shume fqinjët tane lindore. Fuqia e ligjit dhe paprekshmëria e kufijve u sfiduan me fjale dhe me vepra, e per pasoje besimi tek NATO u zbeh. Ata tani kane nevoje per siguri.

Por ne fjalimin ne Bundestag, Merkel nuk përjashtoi as nevojën e komunikimit me Rusine. NATO jo vetem qe duhet te tregoje forcen, por edhe te vazhdoje dialogun me Moskën per sigurinë e kontinentit. Ne samitin dyditor te Varshaves pritet te miratohet vendosja e forces me te madhe ushtarake ne Europen Lindore qe nga fundi i Luftes se Ftohte, ndersa ne fokus te diskutimeve do te jene edhe sfidat me te cilat perballet aleanca, qe nga kërcënimi nga Rusia, terrorizmi, apo kriza e refugjateve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *