Subscribe

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tre marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Ato konsistojnë në lëvizjen e lirë me karta identiteti, në njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pritësi i këtij samiti kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në fjalën e tij se nënshkrimi i tri marrëveshjeve është një hap i rëndësishëm drejt BE.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELARI GJERMAN

Jemi të bindur se procesi i Berlinit, jo vetëm që do të ndihmojë në bashkëpunimin rajonal, por do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Evropa mund të jetë e plotë vetëm me ju si pjesë e saj. Ju i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë.

Scholz shtoi se unioni është i paplotë pa 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN

Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxisë ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do t’i mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime. Kjo ju përafron me standardet evropiane.

 

Ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, pohoi se Bashkimi Europian do ta mbështesë rajonin si për integrimin gjithashtu edhe për energjinë.

 

URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTEN E KOMISONIT EUROPIAN

Do e mbështesim Ballkanin Perëndimor me 1 miliardë euro për të përballuar krizën energjitike. Paketa do jetë e ndarë në dy pjesë. 500 milion euro do të jepen si grante për përballimin e krizës ndrsa 500 milion të tjera për investim në fushën energjitike. Kjo është një shenjë se BE nuk e ka braktisur rajonin.

 

Në samit janë diskutuar edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *