Kancelari Sebastian Kurz ka deklaruar se Austria do të fillojë të lehtësojë kontrollet kufitare me Zvicrën gjatë ditëve në vijim.

“Synimi ynë është arritja e një marrëveshjeje në ditët në vijim për lehtësime të konsiderueshme dhe heqja totale e kontrolleve kufitare në qershor”.

Pas dy muaj bllokimi për shkak të koronavirusit, Zvicra filloi që të hënën rihapjen e shkollave, restoranteve, tregjeve, etj. Këto aktivitete janë lejuar që të hapen në përputhje me higjenën e rreptë, të dhënat dhe masat për distancimin shoqëror.

Deri më tani, Zvicra ka raportuar në total mbi 30 mijë të infektuar dhe 1.561 viktima nga virusi. Nga ana tjetër, Austria ka regjistruar rreth 16 mijë të prkur dhe 600 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *