E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kanadaja hap dyert, 1 milion emigrantë të rinj do pranohen deri në vitin 2020

Canadian flag in front of view of False Creek and the Burrard street bridge in Vancouver, Canada.

Kanadaja nuk ka hequr dorë nga plani për të mirëpritur 1 milionë emigrantë të rinj përgjatë viteve 2019, 2020, 2021, përkundrazi është duke marrë masa konkrete që ta zbatojë këtë projekt.

Mediat e medha në këtë vend shkruajnë se parlamenti kanadez ka njoftuar planin për të shtuar më shumë mbi 1 milion banorë të përhershëm gjatë kësaj periudhe, e cila përbën gati 1% të popullsisë së vendit çdo vit.

Në vitin 2017 në Kanada shkuan 286 mijë banorë të përhershëm, ndërsa përgjatë 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.

Fluksi i emigrantëve do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë, duke rritur kështu fuqinë e saj të punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si një nisme e shumë vendeve të tjera perëndimore.

.

Vazhdo të lexosh