Kanadaja ka zyrtarizuar një program kompensimi për të gjithë qytetarët që pësojnë efekte të rënda anësore nga vaksinat anti-covid.

 

I publikuar për herë të parë në dhjetor 2020, program u lancua zyrtarisht të martën, duke lejuar kanadezët që kanë përjetuar shqetësime të rënda anësore ndaj një vaksine të miratuar kundër COVID-19 të aplikojnë në programin e kompensimit.

 

Lajmi u bë i ditur nga Dr Theresa Tam, e cila garantoi qytetarët për mbështetje financiare në rastet me efekte të rënda anësore. Sa i përket asaj që përbën një dëmtim të rëndë ose të përhershëm, autoritetet bëjnë me dije se pacientët duhet të kenë përjetuar dëmtime kërcënuese për jetën, shtrim në spital për shkak të vaksinës, deri te paralizimi total ose parcial.

 

Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë kjo mbështetje financiare do të jetë gjithashtu në dispozicion edhe për familjarët e qytetarëve që kanë humbur jetën nga vaksinat.

 

Deri tani, Kanadaja ishte kombi i vetëm G7 pa një program të tillë edhe pse që nga 21 maj, ka pasur 5.989 raporte të ngjarjeve anësore në Kanada pas një vaksine COVID-19.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *