E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kanada, temperaturat shkojnë deri në 43 gradë celsius

20 persona kane humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Kanadanë ditët e fundit. Sipas autoriteteve, viktimat kanë qenë persona me probleme shëndetësore të cilët nuk kanë arritur të përballojnë temperaturat e larta, ndërsa paralajmërojnë se numri mund të rritet në Kuebekun jugor.

 

2 viktimat e fundit u njoftuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje të shkaktuara nga vala më e te nxehtit qe ka prekur Kanadanë. Zyrtarë të shëndetësisë i bëjnë apel qytetarëve të mos qëndrojnë në vende pa ajër të kondicionuar dhe të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, ndërsa temperaturat shkojnë deri në 43 grade C.

 

Temperaturat e larta përfshinë Kanadanë më 29 qershor dhe deri më tani forcat policore e zjarrfikës kanë vizituar mbi 15 mijë persona për të verifikuar se si po e përballojnë situatën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë