Autoritetet në Kanada kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Albertas për shkak të zjarreve masive, që janë sjellë evakuimin e të paktën 88 mije banoreve. Zyrtarët vendas theksojnë se era po ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Fatmirësisht deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë, por dëmet materiale janë të mëdha. Krahas pyjeve janë shkrumbuar 1600 shtëpi në një sipërfaqe që prek 10 mijë hektarë. Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 zjarrfikës, të cilët po vijojnë punën nga toka dhe ajri për të vënë nën kontroll flakët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *