E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kanada, arrestohet i dyshuari për sulmin

Policia kanadeze po merr në pyetje autorin e dyshuar të sulmit të një dite më parë në Toronto që la pas 10 viktima dhe 15 të plagosur. Alek Minassian, 25 vjeç dyshohet se sulmoi turmën e këmbësorëve me një furgon të bardhë, të cilin e kishte marrë me qera. Ai gjendet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.

 

Minassian nuk ishte i skeduar më parë për autoritetet. Incidenti duket të ketë qenë i paramenduar, megjithatë motivi mbetet ende i paqartë. Autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshi atë të terrorizmit, por deklaruan se hetimi është ende në hapat e parë për të dalë në përfundime.

 

Reklamë

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, kamioni ngjitej vazhdimisht mbi trotuar, duke përplasur këmbësorët dhe skena i ngjante asaj të një lufte. Mjeti u arrit të ndalej vetëm disa rrugë më poshtë vendit ku ndodhi incidenti dhe u rrethua me shpejtësi nga policia.

 

I dyshuari mendohet të ketë qenë i armatosur, megjithatë nuk pati asnjë të shtënë nga ai apo nga oficerët e policisë gjatë momentit të arrestimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë