E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

“Kanabisi”, Rama publikon hartën e kultivimit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për kultivimin në masë të kanabisit në vend. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social facebook, kreu i qeverisë paraqet një hartë të kultivimit të bimës narkotike gjatë viteve 2007-2013, kur në pushtet ishte PD, të cilat sipas tij janë mbajtur sekret nga Policia e Shtetit. Njollat e vendosura nga hartën e Shqipërisë, janë plantacione të hashashit, që mbaheshin të fshehura nga krerët e policës së asaj kohe. “Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani”, shkruan kryeministri. Ai thekson se sot po luftohet për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë