E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kanabisi, ndëshkime për punonjësit e implikuar të policisë

 

Fillon furtuna e ndëshkimeve per punonjësit e policisë per kanabisin. Shefi i komisariatit të Laçit u shkarkua si dhe u procedua penalisht drejtori i policisë se Lezhës ndërsa u përjashtuan dy efektive. Ne një dalje të posaçme për mediat, drejtori i policisë së shtetit Haki Çako tha se masat u morën pas zbulimit të një parcele me 500 fidanë kanabis të sapombjella ne Lezhe. Sipas kreut të policisë, efektivet abuzuan me detyrën dhe nuk lajmëruan për kultivimin e lendeve narkotike.

 

Në planin e ri të veprimit për të asgjësuar drogën, drejtori i përgjithshëm bëri me dije, se në të gjithë territorin do të caktohen punonjës policie që do të jenë përgjegjës për zonat e tyre dhe duhet të raportojnë nëse ka kultivim. Gjithashtu këta punonjës, por edhe ata të policisë private e familjarët e tyre, do të deklarojnë se nuk do të përfshihen në kultivimin e drogës, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Reklamë

 

Prej më shume se 1 muaj, policia ka nisur kontrollet ne të gjithë vendin për zbulimin e parcelave me kanabis dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike.

 

Më shumë video

Reklamë